LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni BONEVET dhe KOSOVA MAKERS LEAGUE kanë dhuruar 40 laptop për bibliotekat publike të Kosovës

Fondacioni BONEVET dhe KOSOVA MAKERS LEAGUE kanë dhuruar 40 laptop për bibliotekat publike të Kosovës

Kosova Makers League me përkrahjen e Fondacionit BONEVET, në një ekspeditë katër ditore ka pajisur me nga katër laptopë dhjetë bibloteka publike të Kosovës në kuadër të projektit “Qytetari Digjital 2.0”.

Ky projekt është nisur nga IRIM – Croatian Makers (Instituti për Zhvillimin e Rinisë dhe Inovacionit) në Kroaci dhe është i mbështetur nga Google. Në vitin 2019, ka filluar implementimin edhe në Kosovë duke përfshirë 10 biblioteka publike pjesëmarrëse nga 9 komuna të Kosovës: Gjilan, Prizren, Viti, Ferizaj, Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Shtime dhe Skenderaj.

Përmes këtij projekti, Kosova Makers League ka shpërndarë tek bibliotekat edhe pajisje të tjera si micro:bit, BOSON kit dhe 3D printerë, pajisje këto të cilat janë në dispozicion për fëmijë, të rinjë dhe qytetarë të tjerë të komuniteteve në këto komuna për ti zhvilluar kompetencat e tyre digjitale.

KOSOVA MAKERS LEAGUE aspiron që një ditë bibliotekat publike në Kosovë të shndërrohen në hapësira krijuese që mundësojnë zhvillimin e inovacionit dhe teknologjisë.

Për më shumë informata rreth KOSOVA MAKERS LEAGUE dhe projektit “Qytetari Digjital” vizitoni faqën zyrtare www.kosovamakers.net

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori