LAJMI I FUNDIT:

Folk grupi amerikan do të përformojë sonte në Prishtinë

Folk grupi amerikan do të përformojë sonte në Prishtinë

Interpretuesit amerikanë të muzikës folk, “Kyle Dillingham & Horseshoe Road”, vizitojnë Kosovën në kuadër të një programi të mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.

Programi i këtij grupi përfshin koncerte publike dhe punëtori për nxënës në tërë Kosovën.


Programi i koncerteve përfshin: Ditën e shtunë në Hollin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, nga ora 20:30; si dhe të hënën, më 8 prill, në shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë nga ora 19:00-20:30, njofton Ambasada.