LAJMI I FUNDIT:

FNM kërkon rritjen e investimeve për studime shkencore

FNM kërkon rritjen e investimeve për studime shkencore

Shefja e FMN-së Christine Lagarde tha të martën në Berlin se ndërkohë që revolucioni i digjitalizimit vijon të përparojë, vendet industriale duhet të shtojnë investimet në fushën e kërkim-zhvillimit, për të garantuar rritjen e ekonomisë në të ardhmen.

“Nëse të gjitha vendet industriale do të shtojnë investimet 40%, atëherë PBB-ja do të rritet 5% në të ardhmen”, tha Lagarde.


Ajo u bëri thirrje vendeve të përshtaten me ndryshimet teknologjike dhe të nxisin politikëbërësit të marrin masa për përdorimin e plotë të ndryshimeve teknologjike për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe interesat e popujve.

Shefja e FMN-së Lagarde, kreu i Bankës Botërore dhe krerët e organizatave të tjera përfshi OECD-në dhe ILO-n u takuan të hënën me kancelaren gjermane Angela Merkel, për të diskutuar mbi çështje të ndryshme ekonomiko-financiare. /Telegrafi/