LAJMI I FUNDIT:

FMN vëzhgon Danimarkën

FMN vëzhgon Danimarkën

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar Danimarkën, një vend të shtypur nga shtete të begatë si Suedia dhe Gjermania, se po përballet me një serë rreziqesh.

“Danimarka ka një histori të mirë të politikave sociale dhe ekonomike. Megjithatë, rritja e prodhimit ka qenë e dobët për një periudhë të tejzgjatur”, deklaron Fondi në vlerësimin e ekonomisë daneze.


Organizata me seli në Washington theksoi se rritja e Produktit të Brendshëm Bruto në Danimarkë ka qenë poshtë rezultatit të vendeve të tjera si Suedia dhe Gjermania për një kohë të gjatë dhe kjo ka vazhduar pas krizës financiare globale.

Gjatë javës së kaluar, Ministria e Financave në Danimarkë uli parashikimin e PBB-së në 1.1% këtë vit dhe 1.7% vitin e kaluar, parashikime më të ulëta krahasuar me ato të Dhjetorit me 1.9% dhe 2.0% në mënyrë respektive. Megjithatë parashikimet e FMN treguan për 1.3% rritje këtë vit dhe 1.6% në 2017-ën.

Për krahasim, Gjermania pret 1.7% këtë vit, ndërsa Suedia, 3.8%. FMN thotë se kjo reflekton popullsinë në moshë pune dhe një tendencë rënëse në prodhimin e gazit dhe naftës të Danimarkës në Detin e Veriut. Vazhdimësia e ngërçit, sipas FMN, rrezikon bazën për standardet e jetesës në vend, që janë nga më të lartat në botë.

Rënia e naftës që prej vitit 2014, tregon për Danimarkën se nuk mund të varët si më parë te të ardhurat përkatëse. FMN tregon se rimëkëmbja e vazhdueshme pritet të qëndrojë graduale dhe e dobët, ndërsa konsumi privat vazhdon të jetë motori i ekonomisë.

Rreziqet që sheh Fondi janë; ngadalësimi i partnerëve tregtarë dhe luhatja e tregjeve financiarë global. Rritja e çmimeve të shtëpive në Kopenhagen tërhoqi gjithashtu vëmendjen e FMN pasi mund të shtojë rreziqet e një korrektimi në afatin e mesëm. /Telegrafi/