LAJMI I FUNDIT:

FMN thotë se ekonomia shqiptare në vitin 2018 pritet të rritet me 3.7%

FMN thotë se ekonomia shqiptare në vitin 2018 pritet të rritet me 3.7%

Raporti i FMN-së për Ekonominë në Evropë, titulluar “Menaxhimi i Rritjes në Kohë të Pasigurta” dhe publikuar kohët e fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), e rendit Shqipërinë mes vendeve që kanë rritjen më të ulët të borxhit, inflacionit apo deficitit.

Sipas këtij raporti, ekonomia shqiptare në vitin 2018 pritet të rritet me 3.7 për qind duke regjistruar rritjen më të lartë ekonomike pas Kosovës për vendet e Ballkanit Perëndimor, përcjell Telegrafi.


Shqipëria do të vazhdojë të ketë performancë të lartë të rritjes ekonomike edhe në vitin 2019 duke lënë pas Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Bosnjë e Hercegovinën. /Telegrafi/