LAJMI I FUNDIT:

FMN 1.25 miliard dollarë për Egjiptin

FMN 1.25 miliard dollarë për Egjiptin

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka lejuar transhenë e dytë të kredisë për Egjiptin në vlerë prej 1,25 miliard dollarësh, e cila është pjesë e aranzhimit trevjeçar në vlerë prej 12 miliardë dollarësh, të arritur me FMN-në në nëntor të vitit të kaluar.

FMN po ashtu ka falënderuar zbatimin e reformave të vështira ekonomike në vend, të cilat kanë ndihmuar në ndalimin e inflacionit, si dhe masat për uljen e deficitit buxhetor, transmeton AFP. /Telegrafi/