LAJMI I FUNDIT:

Flini lakuriq në verë? Ja çfarë thonë mjekët

Flini lakuriq në verë? Ja çfarë thonë mjekët

Edhe pse shpesh renditen anët e mira të gjumit pa rroba, dr. Sophie Bostock, thotë se nuk rekomandohet të flemë lakuriq në nxehtësi të lartë

“Kur flini lakuriq, djersa mblidhet në trup dhe qëndron aty, gjë që nuk është e mirë sepse temperatura e trupit do të bjerë gjatë natës dhe djersa do t’ju freskojë shumë”, tha Bostock, e cila për këtë arsye këshillon të flini në pizhame dhe këmisha nate të ajrosura materiale që thithin djersën nga trupi.


– Gjithashtu, hiqni jorganët dhe batanijet e rënda e të trasha nga shtrati, duke lënë vetëm një çarçaf pambuku ose një batanije të lehtë pambuku, thotë kjo specialiste për çrregullimet e gjumit nga portali thesleepscientist.com.

Batanijet e holla prej pambuku thithin djersën, kështu që është mirë t’i keni gjithmonë pranë në krevat, ndërsa për gjumë më të mirë në vapë rekomandohet të bëni dush gjysmë ore para gjumit.

“Nuk duhet, siç mendojnë shumë, të bëni dush me ujë të ftohtë për t’u freskuar; do të ndihmojë gjithashtu një dush i ngrohtë ose një banjë, e cila gjithashtu ul temperaturën bazë të trupit”, shpjegoi mjekja për Women’s Health.

/KP

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si të mbijetojmë 85 e më shumë vite

Si të mbijetojmë 85 e më shumë vite

Kalo në kategori