LAJMI I FUNDIT:

Flet heroi francez pasi eliminoi gjermanët

Flet heroi francez pasi eliminoi gjermanët

Franca është finalistja e dytë e evropianit të futbollit.

Francezët triumfuan kundër Gjermanisë me rezultat 2:0 në gjysmëfinale të Euro 2016.


Pas këtij takimi ka folur realizatori i dy golave të këtij takimi, Antonie Griezman.

“Ne jemi shumë të lumtur. Ne mund të fillojmë të ëndërrojmë për 10 korrikun. Ne duhet të mbajmë këmbët në tokë, është edhe një ndeshje që duhet luajtur”.

“Do të festojmë sonte, por nesër duhet të fillojmë të përgatitemi për finale. Jemi të kënaqur, tifozët ishin të mrekullueshëm”, deklaroi Griezmann.

Kujtojmë se në finale francezët do të takohen me Portugalinë, ndërsa ndeshja do të zhvillohet të dielën në Saint Denis me fillim në ora 21:00. /Telegrafi/