LAJMI I FUNDIT:

Flet gruaja e biznesmenit grek që e ekzekutuan për pesë sekonda (Video)

Flet gruaja e biznesmenit grek që e ekzekutuan për pesë sekonda (Video)

Ekzekutimi i biznesmenit grek, Yanniis Makris, 46-vjeç, në Voula, të Greqisë në vetëm 5 sekonda tronditi opinionin publik, ndërsa vrasësi fillimisht u dyshua se ishte shqiptar.

Mediat e huaja dyshuan se ekzekutuesi ishte i paguar, por sot policia greke arrestoi autorin me origjinë bullgare, përkatësisht 31-vjeç.

Këtë të premte në një show televiziv, në Greqi, gruaja e viktimës, Victoria Caryda deklaroi se ata që kanë kryer atentatin janë plehra, ndërsa theksoi se fëmijët e saj vazhdojnë të kërkojnë babin.

“Çfarë deklarate të bëj unë? Mbeturinat nuk duhet të ekzistojnë në tokë. Këta njerëz janë plehra. Unë nuk e di se çfarë mund të them tjetër. Unë besoj se ajo që do të bëhet, duhet të bëhet në mënyrë të ligjshme. Fëmijët janë gjithmonë në kërkim të tij. Çdo ditë e shoh burrin tim para meje. Fëmijët kërkojnë babanë e tyre çdo dhjetë minuta”, është shprehur Caryda.

Ekzekutimi – Pak ditë pas ngjarjes, në mediat greke u publikuan pamjet e atentatit.

Në pamje duke qartë se viktima është qëlluar pasi ka dalë nga shtëpia, brenda makinës tip “Smart”, të cilën e kishte parkuar në ambientet e jashtme.

Pasi Yanniis Makris ka hipur në makinë, ekzekutori afrohet me shpejtësi duke zbrazur armën mbi të dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.

Autori mbante në kokë një kapele të zezë dhe një xhaketë sportive me dy ngjyra, por edhe pantallona dhe këpucë me ngjyrë të zezë.

Në pamje duket se e gjithë skena e ekzekutimit ka zgjatur vetëm 5 sekonda, ky një veprim i shpejtë ç’ka i ka krijuar terren të përshtatshëm autorit të vrasjes të largohej.

Pistat e hetimit – Dyshimet për ekzekutimin e grekut janë të shumta, por si pistë kryesore po hetohet përplasje mes bandave dhe grupeve rivale në Greqi, aty ku funksionojnë edhe shqiptarët.

Arrestimi i autorit – Ditën e sotme është arrestuar autori i vrasjes së biznesmenit grek, Yanniis Makris. Ai kishte hyrë në Greqi 19 ditë para se kryente atentatin.

Policia gjatë kontrollit te territorit lidhur me vrasjen e shqiptarit gjeti në dhomën e një hoteli disa veshje, që përkonin me ato që kishte pasur autori në momentin e krimit./oranews/

Në trend Botë

Më shumë
Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga

Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga "përmbytjet e shekullit"

Evropa
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Botë
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Gruaja nga Çikago bleu një shtëpi për 1 euro në Itali - tregon se si e transformoi atë

Gruaja nga Çikago bleu një shtëpi për 1 euro në Itali - tregon se si e transformoi atë

Botë
Kalo në kategori