LAJMI I FUNDIT:

Flet blerësi i ‘Audi Q7” të Isa Mustafës

Flet blerësi i ‘Audi Q7” të Isa Mustafës

Vetura ‘Audi Q7’ e ish kreut të Prishtinës Isa Mustafa, për shitjen e të cilës ishte zotuar kreu komunal i Prishtinës Shpend Ahmeti, më në fund ka gjetur blerësin e vet, edhe pse është shitur me çmim shumë më të ulët sesa ishte blerë në fillim.

Kjo veturë ishte blerë në kohën kur Mustafa ishte kryetar i komunës së Prishtinës në vlerë prej 76 mijë euro, por sot në ankandin e organizuar nga Shtëpia e Ankandeve Kosova në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, është shitur për vetëm 22 mijë e 500 euro.


Shitja e kësaj veture ishte një nga premtimet kryesore elektorale të kryetarit të tanishëm të Prishtinës, Shpend Ahmeti, kur kandidoi në marrjen e postit.

Çmimi fillestar i veturës ishte 22.000 euro, dhe në fund çmimi përfundimtar për blerësin u caktua në 22.500 euro.

Personi që vendosi tash e tutje të vozisë veturën e Isa Mustafës, Lulzim Kastrati u shpreh i kënaqur me çmimin e veturës në krahasim me atë paraprak dhe tha se nuk është aspak pengesë që ajo dikur është vozitur nga ish-kreu i Prishtinës.

“Jam simpatizues i automjeteve dhe kam dëshirë kështu, pasi që është me doganë ke çmimi i konvenuar. E di që e ka pasur një çmim më të lartë në fillim dhe u habita për atë çmim. E kam dit më shumë që ka me shkuar , nuk është vlerë reale, kjo është lirë. Nuk më ka penguar që është i Isa Mustafës, përkundrazi kam pas qejf më shumë që ka qenë i tij”, u shpreh ai, raporton Kosovapress.

Ndërsa drejtori i Shtëpisë së Ankandeve, Nazmi Kryeziu, tha se Komuna ka tentuar dy-tri herë ta shesë këtë veturë edhe më parë, por nuk kishte arritur.

“Ka pas diçka më shumë, zakonisht kur ka vetura edhe numri i njerëzve të interesuar është më i madh, por për shkak të veturës të ish-kryetarit të komunës ka pas interesim pak më të madh. Këtu ka dalë për herë të parë dhe për herë të parë u shit. Kam informacione që Komuna e Prishtinës ka tentuar dy-tri herë me bërë shitjen e veturës, por nuk ka arritur”, tha Kryeziu.

Sipas tij, pagesat duhet të bëhen brenda tri ditë pune dhe me ato të holla do të shpërblehet një familje skamnore në Kosovë.

Ndryshe, aprovimin për shitjen e kësaj veture, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti e kishte marrë nga Kuvendi Komunal. Atëherë i pari i Prishtinës, kishte treguar se aprovimi është bërë pa votat e LDK-së.

“Me gjithë kundërshtimin e LDK-së, Kuvendi Komunal votoi propozimin tim për ta shitur veturën Audi Q7. Tani do të zhvillojmë procedurat e parapara me ligj për shitje”, kishte shkruar Ahmeti në Facebook.

Herën e fundit kur komuna e Prishtinës kishte tentuar të gjejë blerësin e veturës, çmimi i saj fillestar ka qenë 41 mijë e 810 euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori