LAJMI I FUNDIT:

Flet 50-vjeçari shqiptar që vrau kunatin në Itali: Më helmoi fëmijën, bëra atë që duhet të bëja

Flet 50-vjeçari shqiptar që vrau kunatin në Itali: Më helmoi fëmijën, bëra atë që duhet të bëja

“Më helmoi fëmijën, bëra atë që duhej, jam baba”, kështu deklaroi para hetuesve Fatmir Tarellari, 50-vjeçari shqiptar, i cili ekzekutoi me armë zjarri kunatin e tij Erjon Pelivani, pasi mësoi se ky i fundit i kishte përdhunuar të bijën.

Sipas vajzës, e cila tashmë është 18 vjeç, 33-vjeçari e ka përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi kishte arritur deri në pikën që ta shantazhonte se nëse nuk i jepte para, ai do të publikonte video dhe foto të përdhunimeve.


Në deklarimet e tij, Fatmir Tarellari, tha se filloi të kuptonte se diçka nuk shkonte me vajzën e tij në momentin që mësoi se e bija studente kishte probleme me pagesën e qirasë.

Ai theksoi se i jepte shuma të mjaftueshme parash të bijës dhe u gjend i habitur që ajo kishte probleme të tilla financiare.

E rëndë në Greqi, shqiptari vret kunatin, e akuzon se i ka përdhunuar vajzën
Lexo po ashtu E rëndë në Greqi, shqiptari vret kunatin, e akuzon se i ka përdhunuar vajzën

“Herët e fundit që vajza ime studente, më kërkonte t’i dërgoja para. E dija se diçka nuk shkonte kur pronari i banesës ku jeton më thirri duke thënë se i kishte borxh qiranë ndërsa unë dhe bashkëshortja i kishim bërë pagesa të rregullta. Kur fola me fëmijën për të parë se çfarë po ndodhte, ajo filloi të qante dhe të më tregonte gjithçka ka përjetuar me 33-vjeçarin që e përdhunoi. E shantazhonte me video për t’i marrë dhe paratë”, tha babai.

Si ndodhi ngjarja?

Pasi është vënë në dijeni nga e bija Fatmir Tarellari, ka rrëmbyer armën që e kishte me leje dhe ka shkuar përpara shtëpisë së kunatit të tij.

Kur ka shkuar në Agria, 50-vjeçari i ka kërkuar të shoqes që kunati ta ndihmojë me një defekt që i kishte ndodhur në makinë.

Me të mbërritur në vendngjarje, dy personat kanë debatuar, më pas 50-vjeçari e ka goditur me tytën e armës në fytyrë 33-vjeçarin dhe kur viktima ka tentuar t’i marrë armën, e ka qëlluar, duke e plagosur për vdekje.

Më pas 50-vjeçari ka telefonuar autoritetet dhe është vetëdorëzuar. /Telegrafi/