LAJMI I FUNDIT:

Flaka Loxha një fitore larg medaljes evropiane

Flaka Loxha një fitore larg medaljes evropiane

Flaka Loxha është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë evropiane të xhudos, në kampionatin evropian për junior, që po mbahet në Vantaa të Finlandës.

Sukseset e Kosovës në xhudo nuk kanë të ndalur dhe tani pritet edhe një medalje e re në kategorinë e juniorëve.


Xhudistja jonë në kategorinë deri në 57 kilogramë, shënoi tri fitore, ndërsa të bronztën po e kërkon përmes repesazhit, pas fitores ndaj holandezes Pleuni Cornelisse.

Në çerekfinale, Loxha u mposht nga kampionia e botës për kadete, Seija Ballhaus.

Flaka në luftën për medaljen e bronztë do të ndeshet ndaj ruses, Vita Baitanik. /Telegrafi/