Fjolla Morina publikon fotografi provokuese, në njërën prej tyre për pak zbulon më shumë se që duhet

Këngëtarja Fjolla Morina është e njohur për fotografitë ngacmuese që publikon në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ndau me ndjekësit e saj disa imazhe të reja, ku shfaqej mjaft provokuese në një fustan të shkurtër.
Dekolteja e hapur te pjesa e gjoksit i dha një pamje edhe më ‘të zjarrtë’ interpretueses së hitit “Fb”.

Qaforja e artë e vendosur në qafë dhe çanta e zezë me rripa të artë ishin aksesorët që Fjolla zgjodhi për këto fotografi.
Ajo kishte vendosur që flokët e saj kaçurrela të lidhte në stilin bisht, ndërsa bënte ’selfie’ para pasqyrës.

Fjola Morina përndryshe ka po vazhdon të shijojë suksesin e bashkëpunimit të saj me rap-artistin Nush, të titulluar “Suppa Duppa”. /Telegrafi/


Nga
Telegrafi
28/07/2022
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































