LAJMI I FUNDIT:

Fjolla Ahmeti, ndër grimeret më të kërkuara tashmë edhe me lokal të ri në Mitrovicë

Fjolla Ahmeti, ndër grimeret më të kërkuara tashmë edhe me lokal të ri në Mitrovicë

Ndonëse 22 vjeçe, ajo po bën bujë të madhe me talentin e saj si grimere, Fjolla Ahmeti është e specializuar si grimere profesionale për grim martesor, natyral, makijazh televiziv, dhe efekte speciale në filma.

Por, kjo nuk është e tëra…

Përveç tjerash ajo është e certifikuar si lidere për menaxhim biznesi, gjithashtu ka të përfunduar Fakultetin e Edukimit dhe vijon studimet si dizajnere.

E intervistuar nga Telegrafi Fjolla shprehet: “Jam shumë e bekuar për talentin që kam e mbi të gjitha për besimin që kam nga të gjithë.

“Vendosa t’i shërbej vendit tim duke refuzuar oferta të shumta, pasi që vendi ynë është krijuar nga femra të forta dhe ne do vazhdojmë të thyejmë barriera e të sfidojmë, unë do të sfidojë duke kthyer trendet më të fundit të ‘make up’-it në këtë vend me produktet më të përsosura në këtë lëmi. Kam punuar shumë me staf të trajnuar mirë për ta dëshmuar fuqinë e grimit që të sjell një frymë të re në Mitrovicë”, ka thënë ajo për Telegrafin.

“Bukurinë e keni ju, kurse arti është në duart e mia”, është motoja e saj. /Telegrafi/

Artikull i Sponzoruar