LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e para të Sabien Lilajt si lojtar i Prishtinës

Fjalët e para të Sabien Lilajt si lojtar i Prishtinës
Foto: FC Prishtina/Facebook

Sabien Lilaj para pak çastesh është prezantuar zyrtarisht si lojtar i Prishtinës, derisa marrëveshja ishte arritur ditë më parë.

Mesfushori është deklaruar për herë të parë si lojtar i bardhekaltërve, derisa do të bartë numrin 88 në fanellë.


Lilaj ka thënë se shpreson që të fitojë trofe me Prishtinën dhe dëshiron të pensionohet në ‘Fadil Vokrri’.

Foto: FC Prishtina/Facebook

“Shpresoj të mos e ndërroj edhe Prishtinën deri në fund të karrierës dhe të fitojë edhe te Prishtina ashtu siç kam fituar përpara”, ka thënë lojtari më i vlefshëm aktualisht te kryeqytetasit.

“Për arsye familjare vendosa të lë Izraelin e të kthehem në Shqipëri. Kisha edhe një vit kontratë, meqenëse jam edhe me fëmijë të vogël, mendova se për familjen time ishte koha e duhur të kthehesha në shtëpi. Kisha rënë dakord me një ekip në Shqipëri, por për disa arsye u vonua finalizimi. Dhe erdhi oferta nga Prishtina.

Lilaj ka thënë se ai nuk e njeh shumë futbolli kosovar, mirëpo është në dijeni se po zhvillohet me hapa të shpejtë.

“Nuk kam shumë informata për futbollin e Kosovës. Dy herë kam qenë me Kombëtaren e Shqipërisë në Prishtinë, di që edhe si qytet edhe si kampionat po zhvillohet shumë”.

“Projekti i Prishtinës m’u duk serioz, janë optimist. Kështu që, përse jo. Një aventurë e re dhe një objektiv i ri. Synimet janë titulli dhe sa më larg në Evropë. Të bëjmë maksimumin që të arrijmë objektivat”.

Mesfushori shqiptar ka treguar se edhe kë e njeh te Prishtina, ndërsa planifikon të qëndrojë në klub për një kohë të gjatë.

“Këtu njoh kryetrajnerin Dallku dhe trajnerin Curri nga Kombëtarja dhe shumë njerëz tjerë nga Kosova, veçmas nga periudha Skënderbeu. Pak a shumë ndjehem si në shtëpi, pavarësisht se ka shumë gjëra për të njohur”.

“Gjithmonë kontratat i kam pasur afatgjate, te Skënderbeu kam qëndruar gjashtë vite dhe kam fituar pesë kampionate. Shpresoj të mos e ndërroj edhe Prishtinën deri në fund të karrierës dhe të fitojë edhe te Prishtina ashtu siç kam fituar përpara”, ka përfunduar Lilaj. /Telegrafi/

Sabien Lilaj numri 88 i FC PrishtinaShpresoj të mos e ndërroj edhe Prishtinën deri në fund të karrierës dhe të fitojë…

Publiée par FC Prishtina sur Lundi 31 août 2020

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori