LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e para të Jetmir Topallit si lojtar i Yeni Malatyaspor, shumë falënderime për ata që e përkrahën sa ishte në Kosovë

Fjalët e para të Jetmir Topallit si lojtar i Yeni Malatyaspor, shumë falënderime për ata që e përkrahën sa ishte në Kosovë

Ish-ylli i Ballkanit, Jetmir Topalli tani lojtari i skuadrës së re të Superligës turke, Yeni Malatyaspor ka shkruar për kalimin e tij në këtë klub.

Topalli në llogarinë e tij ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar për këtë rrugëtim.


Ai gjithashtu është shprehur mirënjohës për presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashin dhe trajnerin, Ismet Munishi ku edhe pse ka pasur edhe një vit kontratë me “portokallzinjët”, këta të fundit e kanë lejuar transferimin tek skuadra turke.

Topalli gjithashtu ka shtuar se për të arritur deri këtu i është dashur shumë punë e sakrificë.


Përshëndetje miq të dashur, familje e respektuar, trajner e bashkëlojtarë, adhurues të futbollit

Tashmë siç edhe jeni informuar në media karriera ime personale ka marr një kahje tjetër të jashtëzakonshme për mua, duke arritur kontratë profesionale për tre vitet e ardhshme me skuadrën time të re të Superligës turke, Yeni Malatyaspor.

Për të arritur deri këtu më është dashur shumë punë e sakrificë, përkushtim e përkrahje që është e domosdoshme për sukses sidomos nga njerëzit që i don e të duan. Pa dashur ta harrojë askënd dua të falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në formimin tim profesional.

Dua të falënderojë Zotin e madhërishëm që për këto vite me dha shëndetin, më ruajti nga lëndimet dhe më lehtësoi rrugën që të jem ky që jam tani, falënderim i posaçëm deri sa ska më për familjen time që gjithmonë ishte krahu im i djathtë, faleminderit qytetit të Kaçanikut, shkollën “New Star” ku i fillova hapat e parë të futbollit, faleminderit Shkollës së futbollit “Besëlidhja”, që më formoi e përkrahi gjithmonë, faleminderit skuadrës së 2 Korrikut e Vushtrrisë, faleminderit Ballkanit tim që do ta kem në zemër deri sa të marr frymë, skuadër që tashmë ka zënë vend të pashlyeshëm në zemrën time së bashku me tifozërinë fantastike “Xhebsat”, faleminderit shokë e bashkëlojtarë.

Faleminderit Fakultetit të Kulturës Fizike, të gjithë profesorëve që më përgatiten dhe afirmuan në aspektin intelektual.

Gjatë këtyre viteve kam kaluar e punuar me me disa trajner që më kanë përgatitur që të jem ky që jam faleminderit të gjithëve për punën dhe mundin që keni bërë për mua.

U jam mirënjohës gjithë jetën presidentit të Ballkanit, Arsim Kabashi e trajnerit Ismet Munishi që besuan në mua dhe ishin jashtëzakonisht korrekt në çdo sekondë ndaj meje dhe më lejuan të kaloj në kampionatin turk edhe pse kisha edhe një vit marrëveshje me klubin.

Falënderim i skajshëm shkon për drejtorin e shkollës “Besëlidhja”, Driton Bajrami, e drejtuesit e trajnerët shkollës, që ishin krahu imi fortë deri tani më drejtuan dhe më mundësuan të arrijë deri këtu. Gjithashtu falënderojë menaxherin tim Rrahman Kice, që bëri të pamundurën me kompaninë e tij Ka-Sportmanegement që të depërtojë në futbollin evropian dhe të kem një kontratë profesionale e të favorshme për mua.

Dhe gjithashtu faleminderit për gjitha mesazhet qe me keni dërguar dhe gjithçka tjetër, ka shkruar Jetmir Topalli.


/Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Real Madridi

Real Madridi "kërcënon" Mbappen para Kampionatit Evropian dhe Lojërave Olimpike

La Liga
Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Premier League
Palmer thyen heshtjen dhe flet për incidentin e penalltisë me Madueken e Jacksonin

Palmer thyen heshtjen dhe flet për incidentin e penalltisë me Madueken e Jacksonin

Premier League
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

La Liga
Kalo në kategori