LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e para si trajner i Vëllaznimit, Munishi ‘kërcënon’ Dritën

Fjalët e para si trajner i Vëllaznimit, Munishi ‘kërcënon’ Dritën

Ismet Munishi ka konfirmuar marrëveshjen me Vëllaznimin. Tekniku prishtinas ka thënë se është I lumtur që do ta drejtojë një skuadrën me traditë siç është Vëllaznimi.

“Po është e vërtetë, jam trajner i Vllaznimit. Kemi arritur marrëveshje me Presidentin Shkëlzen Gashi. Marrëveshja është 1 vjeçare “, tha fillimisht Munishi për Express.

“E njoh mirë shumë Vllaznimin. Trajneri ka bërë një punë të mirë gjatë sezonit e kaluar dhe me shumë merit janë promovuar në Superligë”, shtoi ai.

Munishi më tej bëri të ditur se Vllaznimi do të kërkojë të përforcohet gjatë verës dhe të rrisë konkurrencën në skuadër.

“Neve na mbetet me marrë lojtarë me përvojë dhe të rrisim konkurrencën në skuadër. Vllaznimi meriton që të luftojë për trofe”, u shpreh më tej ai.

Munishi do të tentojë DigitAlb Kupën, synim të cilin e ka edhe Drita e super-përforcuar, ish-skuadra e tij. Kësisoj, Munishi me gjasë do të zhvillojë ‘luftë’ të madhe sportive me ish-ekipin e tij, por edhe skuadra tjera elitare.

“Gjithmonë kam pas dëshirë me qenë trajner i kësaj skuadre sepse e njoh shumë mirë opinionin gjakovar dhe e di mentalitetin e tyre. Natyrisht se jam i lumtur që do ta drejtojë këtë skuadër”, theksoi mes tjerash Munishi.

Në trend Sport

Më shumë
Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr një lajm të madh – top ylli arrin në minutën e fundit për finalen ndaj Dortmundit

Real Madridi merr një lajm të madh – top ylli arrin në minutën e fundit për finalen ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
Zbulohet paga marramendëse e Vincent Kompany pasi mori drejtimin e Bayernit

Zbulohet paga marramendëse e Vincent Kompany pasi mori drejtimin e Bayernit

Bundesliga
Pep Guardiola synon ta thyejë rregullin e “artë” të transferimeve – shkak bëhet një ish-lojtar i tij

Pep Guardiola synon ta thyejë rregullin e “artë” të transferimeve – shkak bëhet një ish-lojtar i tij

Premier League
Ancelottit nuk i intereson a është finale apo ndeshje e thjeshtë – Real Madridi publikon formacionin zyrtar dy orë para përballjes

Ancelottit nuk i intereson a është finale apo ndeshje e thjeshtë – Real Madridi publikon formacionin zyrtar dy orë para përballjes

Liga e Kampionëve
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori