LAJMI I FUNDIT:

Fituan pas 19 viteve në udhëtim te 89-shi, Zymberi: Të lumtur që fituam në një terren të vështirë si ai në Mitrovicë, përvoja e ekipit na sjell titullin

Fituan pas 19 viteve në udhëtim te 89-shi, Zymberi: Të lumtur që fituam në një terren të vështirë si ai në Mitrovicë, përvoja e ekipit na sjell titullin

Drita ka arritur ta marrë një fitore të madhe nga udhëtimi në Mitrovicë te Trepça ’89, 0-2.

Bardhekaltërtit triumfuan në Superligë pas 19 viteve në Riza Lushta, fitore që ishte shumë e vlefshme pasi u rikthyen në krye të elitës së futbollit kosovar.


E nga ky triumf shumë i kënaqur ka mbetur drejtori sportiv i klubi gjilanas, Valon Zymberi.

Në një prononcim për Telegrafin, Zymberi ka thënë se skuadra e tij ishte e mobilizuar mirë para kësaj sfide pasi e dinin se po luanin në një terren të vështirë.

“Kam mbetur shumë i kënaqur nga ajo që dhanë djemtë në fushë dhe në fund morëm një tre pikësh me shumë vlera, ku edhe e rikthyem pozitën e parë”.

“E dimë se ta mbash pozitën e parë është më e vështirë se ta ndjekësh atë, mirëpo ne jemi motivuar shumë që ta fitojmë këtë takim, pasi si skuadër që duam titullin duhet të triumfojmë edhe në fusha të vështira”, u shpreh Zymberi për Telegrafin.

Trepça ’89 pas ndeshjes lëshoi një deklaratë për media ku akuzoi gjyqtarët e ndeshjes për dëmtim në rastin e dy penalltive, por që sipas Zymberit klubet duhet të mësohen ta pranojnë edhe humbjen.

“Nuk mund të futëm në këto polemika, pasi nuk dua të gjykoj gjyqtarët. Edhe ne jemi dëmtuar me disa kartonë në takim me Flamurtarin, por që nuk kemi reaguar pasi nuk duam t’i fusim në presion gjyqtarët kur kemi parasysh që është një kampionat shumë i nxehtë”.

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi (majtas) dhe presidenti i bardhekaltërve Valon Murseli

“Referimi ditën e djeshme ka qenë shumë i mirë, ndërsa për ato dy raste që po pretendojnë kundërshtarët ndoshta edhe kanë mundur të akordohen penallti, por që ne i besojmë dhe e respektojmë vendimin e gjyqtarit”.

“Duke parë parasysh që ka qenë një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, ishin gjyqtarë me stemë të FIFA-s dhe kanë gjykuar mjaftë mirë takimin”, tha Zymberi.

Shpesh herë Drita është akuzuar se ka një skuadër të vjetër, por sipas Zymberit kjo nuk përbënë ndonjë problem, pasi përvoja e këtyre lojtarëve mund t’ia fitojë në fund titullin e kampionit.

“Kemi pasur disa akuza se kemi lojtarët e vjetër, por unë personalisht besoj shumë në ta dhe nuk mund t’i them i vjetër një lojtari që ka 31 ose 32 vite duke parë që në gjithë Evropën lojtarët po luajnë në nivele të larta deri në 35 apo 36 vite”.

“Unë besoj shumë në këta lojtarë, në stafin teknik në presidentët tanë dhe në gjithë klubin e Dritës”.

“Besoj që në fund përvoja e lojtarëve tanë do të na sjell titullin në Gjilan”, u shpreh Valon Zymberi, drejtor sportiv i Dritës.

Drita pas 24 xhirove në elitën e futbollit kosovar zë pozitën e parë në tabelë me 49 pikë të tubuara.

Në xhiron e 25-të në Ipko Superligë, të besuarit e Ardian Nuhiut do të jenë nikoqir të Ferizajt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori