Fitorja ndaj Torinos, pikë kthese për Juven

Bianconerët fituan me rezultat 2-1 në derbin lokal, ndërsa goli i dytë erdhi në minutat shtesë.
“Ishte një fitore e bukur në derbi dhe duhet të jetë një pikë kthese nëse duam të arrijmë diçka të rëndësishme”.
“Interi, Roma dhe Napoli e kanë nisur fuqishëm sezonin, kanë fituar vetëbesim dhe aktualisht janë tre favoritët për Scudetto”.
“Të flasësh tash për Scudetto është e pavend, por po luajmë çdo tri ditë dhe duhet t’i marrim ndeshjet një nga një”, ka deklaruar Marchisio për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/11/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate










































