Fituesi i kampionatit grek, Olympiacos, do të rikthehet në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm, pas një mungese pesëvjeçare. Kjo u konfirmua të enjten, pasi Paris Saint-Germain siguroi kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma.

“Jemi kthyer!”, shkroi Olympiakos në rrjetet sociale, ndërsa rikthimi i klubit grek në elitën e futbollit evropian u zyrtarizua edhe nga UEFA.


PSG eliminoi Arsenalin në gjysmëfinale dhe do të përballet me Interin në finalen që zhvillohet më 31 maj.

Vendi i garantuar në formatin e ri të Ligës së Kampionëve, me 36 skuadra, i takon kampionit të vendit me renditjen më të mirë në koeficientin e UEFA-s, bazuar në rezultatet në garat evropiane.

Olympiakos, i renditur aktualisht i 37-ti në Evropë, siguroi këtë pozicion falë triumfit në Ligën e Konferencës sezonin e kaluar, duke u bërë klubi i parë grek që fiton një trofe evropian.

Falë këtij suksesi, Olympiakos shmang fazën kualifikuese me tri raunde dhe siguron direkt një vend në fazën e ligës.

Klubi grek sapo ka fituar edhe titullin e 48-të kampion në historinë e tij, ndërsa pjesëmarrjen e fundit në Ligën e Kampionëve e kishte në sezonin 2020/21. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app