LAJMI I FUNDIT:

Fitore e thellë e Feronikelit në sfidën ndaj Llapit

Fitore e thellë e Feronikelit në sfidën ndaj Llapit
(Foto: Facebook/K.F. Llapi)

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas është zhvilluar ndeshja e xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Feronikelit dhe Llapit (4-0).

Që në fillim të ndeshjes, mysafirët u detyruan ta zëvendësonin portierin Giacomo Nava (me Marijan Coric), i cili u lëndua pas një ndërhyrjeje nga Marko Simonovski.


Në vazhdim, Edon Sadriu rrezikoi portën e vendasve, por intervenimi i Florian Smakiqit shpëtoi golin e eventual.

(Foto: Facebook/K.F. Llapi)

Nga minuta e 20-të, vendasit filluan të ishin më të rrezikshëm, duke ndërtuar aksione për ta zhbllokuar rezultatin.

Dhe këtë e arritën pa përfunduar pjesa e parë (44’) me golin e Marko Milickovic, i cili realizoi pas devijimit të topit nga Ardit Peposhi.

(Foto: Facebook/K.F. Llapi)

Nikoqirët vazhduan ta kishin iniciativën edhe në gjysmën e dytë duke arritur ta shënonin edhe golin e dytë (77’), ndërsa emri i autorit ishte i njëjtë, Marko Milickovic, që shënoi pas asistimit nga Yll Hoxha.

Pas një harkimi nga Besmir Bojku, Marko Simonovski e shënoi golin e tretë për vendasit (87’), kurse pas një harkimi të ulët në zonë, Albert Dabiqaj e dërgoi topin në rrjetë (90’+2).

Me këtë fitore, Feronikeli pozicionohet në vend të pestë në renditje me 34 pikë, një më shumë se Llapi që ndodhet një pozitë më poshtë. /Telegrafi/