LAJMI I FUNDIT:

Fitore e lehtë e Gjilanit ndaj Hajvalisë

Fitore e lehtë e Gjilanit ndaj Hajvalisë
Festa e futbollistëve të Gjilanit pas golit të epërsisë

Ashtu siç pritej Gjilani ka mposhtur lehtësishtë Hajvalinë me rezultat 3-0.

Ndeshja nisi mirë për vendasit të cilët kontrollonin lojën përballë juniorëve të Hajvalisë.


E goli i parë në ndeshje erdhi në fund të pjesës së parë.

Ishte sulmuesi Isa Eminhaziri që shënoi për 1-0 në minutën e 46-të.

Me epërsinë minimale të vendasve dy skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutash.

Me të filluar pjesa e dytë, Gjilani me këmbëngulje kërkonte golin e dytë dhe të sigurisë.

Një gjëje të tillë bardh e kuqtë ia arritën pas një ore lojë.

Sulmuesi ferizajas, Betim Haxhimusa shënoi pa problem në portën e mysafirëve për 2-0.

Golin e tretë dhe të fundit në ndeshje vendasit e arritën në minutën e fundit të ndeshjes.

Me këto tri pikë të fituara, Gjilani blindon pozitën e gjashtë në tabelë me 33 pikë pas 23 javësh.

Ndërkohë Hajvalia mbetet e fundit në tabelë me vetëm shtatë pikë dhe me gjasa tejet të vogla për t’i shpëtuar rënies. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Edhe Tyson Fury suspendohet nga boksi pas duelit me Oleksandr Usyk

Edhe Tyson Fury suspendohet nga boksi pas duelit me Oleksandr Usyk

Boks
Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

La Liga
Diçka e çuditshme ndodhi te Milani: Kuqezinjtë paguan 40 milionë euro, lojtari bëri debutimin e tij dhe i tha lamtumirë klubit në të njëjtën natë

Diçka e çuditshme ndodhi te Milani: Kuqezinjtë paguan 40 milionë euro, lojtari bëri debutimin e tij dhe i tha lamtumirë klubit në të njëjtën natë

Serie A
Ryan Reynolds ka vendosur një rregull

Ryan Reynolds ka vendosur një rregull "të çuditshëm" te Wrexhami - por një lojtar vazhdon ta thyejë

Ligat tjera
Dramë në kohë të rregullt dhe penallti në ndeshjen e barazhit - Prishtina e Re pas 24 penalltive doli fituese

Dramë në kohë të rregullt dhe penallti në ndeshjen e barazhit - Prishtina e Re pas 24 penalltive doli fituese

Liga e Parë
Arteta fillon bisedimet me yllin e Man United për ta transferuar te Arsenali

Arteta fillon bisedimet me yllin e Man United për ta transferuar te Arsenali

Premier League
Kalo në kategori