LAJMI I FUNDIT:

Fitnes-motivim për vajzat mbipeshë: Kjo grua humbi gjysmën e peshës duke ngrënë gjashtë herë në ditë (Foto/Video)

Fitnes-motivim për vajzat mbipeshë: Kjo grua humbi gjysmën e peshës duke ngrënë gjashtë herë në ditë (Foto/Video)

Marnie Benneyt i kishin thënë doktorët se nëse nuk e heqë peshën e tepërt ajo mund të diagnostikohet me diabet, apo të pësojë sulm në zemër. Ajo ishte vetëm 48 vjeçare, por peshonte 138 kilogramë.

“Më vinte gërdi nga vetja atëherë. Me të vërtetë e urreja vetën sepse nuk ndihesha komode në lëkurën time”, kishte rrëfyer ajo për ‘Daily Mail Australia’, transmeton Telegrafi.

Dy vite më vonë, Benney e ka humbur gjysmën e peshës së trupit dhe tani është duke u përgatitur të vrapojë në maratonën e njohur të Nju Jorkut.

Ajo e dinte se për të humbur peshë duhej të qëndronte e motivuar dhe të vazhdonte të bënte ushtrime fizike. Ajo thoshte se palestra “duhej të ishte afër shtëpisë” – por prapëseprapë kishte qenë e frikësuar kur kishte filluar sesionin e parë stërvitor me trajnerin e saj personal.

Benney kishte shpjeguar:

“Trajneri im James e kishte parë se kisha nevojë për ndihmë dhe menjëherë kishte ardhur të m’i rregullonte lidhëset e këpucëve. Ai e kishte bërë këtë për dy muaj para se të mund ta bëja vetë”.

Ajo kishte filluar me pesha të lehta, kishte stërvitur edhe boks para se të fillonte vrapin dhe kishte përfunduar një vrapim prej 5 kilometrave brenda gjashtë muajve të rrugëtimit të saj për humbjen e peshës.

Tani, Benney është në palestër gjashtë herë në javë për të ushtruar për maratonën e Nju Jorkut.

Në mënyrë radikale ajo e ka ndryshuar dietën, ku ushqimet e shpejta dhe të dëmshme i ka zëvendësuar me pesë apo gjashtë shujta të vogla të shëndetshme në ditë.

Më poshtë e keni një video të Benneyt në “aksion”. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Aktorja e njohur përqafon thjeshtësinë, shkon në emision totalisht pa grimë

Aktorja e njohur përqafon thjeshtësinë, shkon në emision totalisht pa grimë

Femra
Jennifer Garner tregon vështirësinë më të madhe e të qenit nënë

Jennifer Garner tregon vështirësinë më të madhe e të qenit nënë

Psikoprofil
Shenjat e hershme që tregojnë se fëmija i juaj ka inteligjencë të lartë

Shenjat e hershme që tregojnë se fëmija i juaj ka inteligjencë të lartë

Për nënat
Java e parë e shtatzënisë: Është koha për planifikim dhe jetë të shëndetshme

Java e parë e shtatzënisë: Është koha për planifikim dhe jetë të shëndetshme

Shtatzëna
I vini re këto detaje në vizatim? Ato mund të tregojnë kreativitetin dhe talentin e fëmijës

I vini re këto detaje në vizatim? Ato mund të tregojnë kreativitetin dhe talentin e fëmijës

Fëmija juaj
Salma Hayek mbulon thinjat me një veprim! Nuk keni nevojë për floktar apo bojë

Salma Hayek mbulon thinjat me një veprim! Nuk keni nevojë për floktar apo bojë

Flokë dhe stil
Kalo në kategori