LAJMI I FUNDIT:

Fitimet e Joshuas dhe Povetkin nga meçi në Wembley

Fitimet e Joshuas dhe Povetkin nga meçi në Wembley
Foto: SkySportsBoxing/Twitter

Anthony Joshua arriti të fitojë përballë Alexander Povetkin në stadiumi Wembley.

Britaniku edhe pse fitoi me nokaut në rundin e shtatë, ai nuk kishte një përballje të lehtë me rusin 39 vjeçar.


Pas këtij triumfi 28-vjeçari vazhdon të jetë kampion i titujve WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Joshua mbron titujt, triumfon ndaj Povetkin me nokaut në rundin e shtatë
Lexo po ashtu Joshua mbron titujt, triumfon ndaj Povetkin me nokaut në rundin e shtatë

Por, nëse shikojmë aspektin financiar në këtë meç nuk ka humbës.

Raportohet se Joshua ka arkëtuar 20 milionë funte (22.21 milionë euro), kurse Povetkin gjashtë milion funte (6.66 milionë euro).

Fitimet e Joshuas është e sigurt se do të jenë shumë më të mëdha në rast se do të ndeshet me Deontay Wilder.

Nuk duhet harruar se amerikani është kampion i WBC-së, titulli i vetëm që i mungon Joshuas. /Telegrafi/