LAJMI I FUNDIT:

Reagon Fisi: Lermani rehat “NEWBORN”-in (Foto)

Reagon Fisi: Lermani rehat “NEWBORN”-in (Foto)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili ka reaguar ndaj një shkrimi të publikuar sot në Telegrafi.com me titullin “I hakmerren Fisnik Ismailit, i ndryshojnë pamjen “NEWBORN”-it në Prishtinë”.

Fisi, siç edhe e njohin shumica, ka shkruar në dy profilet e tij në rrjetet sociale, Twitter dhe Facebook: “Veç edhe shpirtin ju ka mbetë me ma marrë, o hej! ?”, duke bërë kështu thirrje të gjithëve, që “ta lënë rehat atë dhe NEWBORN-in e tij”.


I hakmerren Fisnik Ismailit, i ndryshojnë pamjen “NEWBORN”-it në Prishtinë (Foto/Video)
Lexo po ashtu I hakmerren Fisnik Ismailit, i ndryshojnë pamjen “NEWBORN”-it në Prishtinë (Foto/Video)

Ndryshe Ismaili është ideatori i obeliskut “NEWBORN” i cili simbolizon pavarësinë e Kosovës, gjegjësisht krijimin e një shteti të ri, obelisk që qëndron në qendër të Prishtinës.

Nëse Fisi do të dalë me ndonjë reagim tjetër, Telegrafi do t’ju informojë më 1 Prillin e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/