Një ndër problemet më të mëdha kur ballafaqohemi me organizimin e një eventi është përzgjedhja adekuate e hapësirës. Shumicën e rasteve gjejmë veten duke telefonuar salla për evente për të kërkuar oferta të ndryshme, si dhe i gjithë procesi merr shumë kohë.

Platforma Finding Spaces(https://www.findingspaces.co/), ka për synim që ta përgjysmojë kohen e rezervimit, si dhe ofrojë transparencë të plotë ku organizatori i eventit do të ketë mundësinë e seleksionimit të hapësirës në një vend, në bazë të çmimit, datës dhe detajet shtesë të nevojitura për event.


Duke u inspiruar në inovacionet e 10 vjetorit të fundit në fushën e rezervimeve online, edhe këtij ballafaqimi do ti vije në ndihmë platforma e rezervimeve dhe listimeve të hapësirave Finding Spaces.

fs photo fair show

Idea e biznesit kishe lindur ne Nëntor te vitit 2017, si pjesë e temës së diplomës në universitetin amerikan në Prishtinë (RIT Kosovo) nga themeluesi Arian Selmani, ku në Dhjetor të vitit 2018 u mbështet financiarisht nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Platforma Finding Spaces ofron shërbime për listim si dhe rezervimin e hapësirave për evente afat shkurte si dhoma për konferenca, takime biznesore, zyre të përbashkëta, dasma, ditëlindje, etj. Ideja e biznesit ka për qëllim që të sjell një hap përpara si dhe përshtatjen perfektë për zgjedhjen e vendit për evente afat shkurt.

FS photo fair

Ideja bazohet në kreativitetin e transformimit te hapësirave në ato të shfrytëzueshme, duke ofruar çmime te volitshme, ku kjo platformë ka për synim të krijoje zgjedhje për ndërmarrës të ri, freelancer-ëve, individëve, organizatave, ministrive, investitorëve si dhe shumë të tjerë të cilët kërkojnë vende adekuate për eventet e tyre.

Kjo platformë gjithashtu synon që ta përgjysmojë kohën e kërkimeve për hapësirën e dëshiruar, si dhe të ofroj siguri, pasi që ofron transaksione vetëm përmes pagesave online.

fs photo gallery

Platforma e rezervimeve Finding Spaces është prezentë në disa qytete të mëdha të botës si: New York, San Francisco, Los Angeles, Washington D.C., Toronto, Londer, Berlin, si dhe disa qytete te ballkanit si Prishtina, Tirana, Selaniku dhe Zagrebi.

Platforma është ideale për hapësirat të cilat kanë nevoje për reklamim. Gjithashtu përmes kësaj platforme, Finding Spaces inkurajon të gjithë ata që posedojnë hapësira të cilat nuk shfrytëzohen, ti shndërrojnë ato në hapësira të shfrytëzueshme, si dhe ti listojnë në Finding Spaces.

fs photo show

Për ta listuar hapësirën, thjesht kliko  (https://www.findingspaces.co/add-your-listing).

Hapja e llogarisë, si dhe mirëmbajtja e listimit është falas.