LAJMI I FUNDIT:

A financohet Lëvizja Besa nga Turqia? Përgjigjet Kasami! (Video)

A financohet Lëvizja Besa nga Turqia? Përgjigjet Kasami! (Video)

Si pjesëmarrës në një debat për situatën në Maqedoni në emisionin “Jeta në Kosovë”, Kasami është shprehur se financat e lëvizjes së re opozitare që ai e drejton, vijnë kryesisht nga anëtarësia.

“Financat tona vijnë nga anëtarësia, vijnë nga mërgimtarët tanë që janë gjithandej dhe vijnë nga afaristët shqiptarë. Ne në asnjë moment nuk kemi lidhje me subjektet jashtë Maqedonisë”, thotë Kasami.


Duke folur për dyshimet e ngritura në këtë çështje, Kasami ka fajësuar Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, si burim të tyre.
“Ne i konsiderojmë këto si shpifje të Bashkimi Demokratik për Integrim. Ata madje, dhe që është edhe më kontradiktore, kanë bredhur rrugëve të Stambollit e Ankarasë duke kërkuar financa nga Erdogani” shprehet Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Emisioni i plotë për krizën në Maqedoni do të transmetohet të enjten në RTK, në orën 20:10.
Në këtë emision do të transmetohet edhe intervista që Jeta Xharra e ka realizuar me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, i cili flet për ngjarjet e Kumanovës të vitit të kaluar si dhe për çështje tjera në agjendën politike të Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori