LAJMI I FUNDIT:

Financimi rus në PD dhe akuzat e Berishës ndaj Bashës

Financimi rus në PD dhe akuzat e Berishës ndaj Bashës

Rusia ka transferuar në mënyrë të fshehtë mbi 300 milionë dollarë për parti politike, drejtues dhe politikanë të huaj në mbi 24 vende të botës, duke nisur nga viti 2014.

Lajmin e bënë të ditur burime të administratës amerikane, të cilat i referohen një raporti të shërbimeve të inteligjencës.


Sipas këtij burimi, Rusia kishte shpenzuar rreth 500,000 dollarë për të mbështetur Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017 dhe gjithashtu financoi partitë ose kandidatët në Bosnjë, Mal të Zi dhe Madagaskar.

500 mijë dollarët që mediat amerikane thonë se Partia Demokratike i ka marrë në vitin 2017 për të bërë lobim në SHBA, për Sali Berishën janë provë e deklaratave të tij se Lulzim Basha ka qenë peng.

Sipas tij, tani është koha që Basha duhet të dalë dhe të japë shpjegime shteruese për këtë çështje.

“Rikthimi i kësaj çështjeje në qendër të mediave ndërkombëtare duke iu referuar zyrtarëve të lartë amerikanë provojnë atë që kam denoncuar dhjetëra herë, se Basha është mbajtur peng me këtë dosje dhe se ai duhet të japë urgjentisht përgjigje për origjinën e parave që kanë kaluar nga Binjarta tek Nik Muzin”, tha kreu i PD.

Reagimi i Lulzim Bashës për financimin rus në PD në 2017

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, ka reaguar pas publikimit të lajmit se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017, gjatë kohës kur ai ishte në krye të kësaj partie.

Në një postim që ka bërë në rrjetin social “Twitter”, Basha thotë se PD nuk ka marrë asnjë financim të huaj aq më pak nga Rusia.

Basha theksoi se kur pretendime të tilla asokohe qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë, çdo pretendim për financime të huaja.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori