LAJMI I FUNDIT:

Financimet e BERZH-it në Kosovë rreth 350 milionë euro

Financimet e BERZH-it në Kosovë rreth 350 milionë euro

Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe zëvendës
presidenti i parë i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Jürgen Rigterink kanë zhvilluar sot një takim me ç’rast Hamza tha se BERZH vazhdon të jetë një ndër partnerët kyç dhe strategjik të Kosovës për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore.

Gjatë takimit Ministri Hamza i dorëzoi zëvendëspresidentit Rigterink kërkesën për financim të Projektit për ndërtimin e Qarkores së Prishtinës, për të cilin pritet që marrëveshja financiare të përmbyllet vitin e ardhshëm.

Ndërsa, Rigterink ka thënë se shuma e përgjithshme e financiar nga BERZH deri më tani në Kosovë është rreth 350 milionë euro për dhjetëra projekte. /Telegrafi/