LAJMI I FUNDIT:

“Financial Times” shkruan për bukuritë e Bjeshkëve të Nemuna (Foto/Video)

“Financial Times” shkruan për bukuritë e Bjeshkëve të Nemuna (Foto/Video)

“Financial Times” ka shkruar një artikull për bukuritë natyrore të bjeshkëve në kufirin ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Martin Fletcher, që shkruan këtë artikull, thotë se “jeta baritore ka mbetur e pandryshuar pavarësisht trazirave politike që ka zgjatur me dekada dhe numrit të madh, gjithnjë e në rritje, të vizitorëve”.


“Me dhimbje në këmbë, dhe mushkëritë që po shpërthenin, u ndalëm në majën shkëmbore të malit Gjeravica, malit më të lartë në Kosovës. Ishte një përpjekje që ia vlejti. Nga pikëpamja jonë prej 8714 metrave ne anketuam disa prej peizazheve më të egra, më mahnitëse dhe më së paku të prishura që kanë mbetur në Evropë”, shkruan ai.

Fletcher më tutje thotë se, “nën qiellin e kaltër, dhe me ajër të pastër, ne admironim majat dhe kurrizet, dhe luginat e gjelbra të pacenuara që shtriheshin në çdo drejtim. Asnjë ndërtues i modeleve hekurudhore nuk do të mund të krijojnë peizazh aq epik”.

Kjo distancë e largët dhe misterioze malore, shumica e saj e arritshme vetëm në këmbë, ofron më shumë se bukurinë. Ajo strehon barinjtë dhe kopetë e traditat e lashta baritore që ende nuk janë shkatërruar nga mekanizimi. Në fshatrat e izoluara, gjurmët vazhdojnë të mbijetojnë nga një kod i sjelljes shekullore që kombinon ekstremet e dënimit dhe bujarisë, thuhet në artikull.

Fletcher më tutje shpjegon se çka i kishte kapur më së shumti vëmendjen e tij.

“Ishte emri – Bjeshkët e Nemuna – që së pari kapi vëmendjen time. Një kërkim në Google më tregoi se ato shtriheshin në kufijtë e Kosovës, Shqipërisë e Malit të Zi”, thotë Fletcher.

Fletcher tregon se më pas është takuar në aeroport me Virtyt Gacaferin, personin që ndihmonte gazetarët perëndimorë gjatë luftës së Kosovës dhe tani organizon ecjet në Bjeshkët e Nemuna, iu siguron transportin turistëve, i udhëzon ata dhe iu siguron strehim.

Më poshtë mund të shikoni xhirimet nga udhëtimi i Fletcherit dhe përshtypjet e tij për “Bjeshkët e Nemuna”.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kalo në kategori