LAJMI I FUNDIT:

Filmohen momentet e fundit të bankieres ruse, ahengu me shoqëri u shndërrua në tragjedi – u hodh nga tarraca e katit të 11-të

Filmohen momentet e fundit të bankieres ruse, ahengu me shoqëri u shndërrua në tragjedi – u hodh nga tarraca e katit të 11-të

Një video shqetësuese që tregon minutat e fundit të jetës së bankieres ruse Kristina Baikova (28) që tragjikisht humbi jetën, është shfaqur në rrjetet sociale!

Moska është ende në shok pasi nënpresidentja e talentuar e Loko Bank, u gjet e vdekur në trotuar para ndërtesës së saj në Moskë, transmeton Telegrafi.


Tragjedia ka ndodhur më 23 qershor, por detajet vetëm tani janë bërë të ditura dhe kanë shkaktuar një reagim të gjerë publik.

Policia nisi hetimet ku rezultoi se Kristina ka organizuar një festë për shoqërinë në banesën e saj, natën fatale.

Mes të ftuarve ishte edhe i dashuri i saj Andrej (34), me të cilin dyshohet se kishte nisur lidhjen vetëm pak javë më parë.

Pas disa kohësh, të ftuarit vendosën të shkojnë në klubin e natës, duke lënë vetëm Kristinën dhe Andrejn.

Mirëpo, sipas mediave lokale, vajza papritmas filloi të qajë në mënyrë histerike, pas së cilës dyshohet se u hodh në këmbët e Andrejt duke mërmëritur diçka të pakuptueshme. Më pas, ajo shkoi në tarracë duke u mbajtur në skajin e murit.

Situata e dhimbshme ka zgjatur rreth 15 minuta, gjatë së cilës Andrej i mërzitur ka tentuar ta bindë të kthehet në banesë.

“Eja shpirt! Të premtoj se do të jemi mirë, dëgjohet duke thënë.

I riu përsërit se e do dhe i premton martesën dhe fëmijët.

“Ma jep dorën”, dëgjohet duke e lutur të dashurën.

Kristina derisa nuk mund të ndalte lotët i përgjigjet se ai është njeri i dobët dhe se nuk është i denjë për të.

Në një moment, i riu ka hyrë në dhomën tjetër për të hapur dritaren për të kapur vajzën, por teksa është afruar ka dëgjuar një britmë të tmerrshme dhe zhurmën e një goditjeje.

Kristina mbeti e vdekur në vendin e ngjarjes, kurse pas hetimeve u konstatua se ajo ishte duke marrë barna hormonale që ka mundur të ndikojë në gjendjen e saj emocionale.

Megjithatë hetuesit po tentojnë të përcaktojnë se nga kishte arritur të sigurojë drogë. Nën hetime është edhe Andrej i cili për 15 minuta filmoi ngjarjen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori