LAJMI I FUNDIT:

Filmi i ri i Jennifer Lopezit thyen rekorde: “The Mother” më i shikuari në Netflix në fundjavën e parë të publikimit

Filmi i ri i Jennifer Lopezit thyen rekorde: “The Mother” më i shikuari në Netflix në fundjavën e parë të publikimit
(Foto: Netflix)

Filmi i ri aksion i Netflix, “The Mother”, me Jennifer Lopez në rolin kryesor, po thyen të gjitha rekordet dhe është bërë realizimi më i ndjekur i platformës streaming në javën e parë të publikimit.

Trilleri aksion pati 83.71 milionë orë të ndjekura gjatë periudhës 8-14 maj dhe ishte numri një në 82 vende me pothuajse 43 milionë shikime. Netflix llogarit shikimet duke pjesëtuar numrin total të orëve të shikuara me kohëzgjatjen totale, e cila është 1,96 orë.


Filmi u shfaq premierë në shërbimin e transmetimit më 12 maj. Trilleri aksion, i cili ndjek një vrasëse të aftë që përpiqet të mbrojë vajzën e saj, është bërë me regji të Niki Caro.

Gjithashtu, “The Mother” zuri vendin e parë në kategorinë e filmave në gjuhën angleze në listën e kësaj jave, pasuar nga “A Man Called Otto” dhe “The Croods”, në vendin e dytë dhe të tretë, respektivisht.

Rezultati i filmit ishte i mjaftueshëm për të ‘rrënuar’ si debutimin ashtu edhe vazhdimin e filmit “Murder Mystery 2” me Adam Sandler dhe Jennifer Aniston (shikuar nga 2.4 milionë abonues) dhe hitin e Benoit Blanc ku luan Daniel Craig, “Glass Onion” (shikuar nga 2.6 milionë abonues).

Është interesant fakti që filmi u bë më i shikuari në ditën e parë të publikimit. Së bashku me Lopez, në film luajnë Lucy Paez dhe Omari Hardwick, të cilët luajnë rolin e vajzës së saj dhe një agjente të FBI-së. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori