LAJMI I FUNDIT:

Filmi “Candy Cane Lane” me protagonist Eddie Murphyn do ta ketë premierën në dhjetor

Filmi “Candy Cane Lane” me protagonist Eddie Murphyn do ta ketë premierën në dhjetor
Foto: Getty Images

Eddie Murphy do të sjellë frymën festive duke luajtur në një film që pritet të lansohet në fund të këtij viti.

Legjenda e filmit merr rolin kryesor në “Candy Cane Lane”, i cili do të shfaqet në Prime Video më 1 dhjetor, pikërisht në kohën e duhur për të filluar ndjesitë festive.


Krahas Murphy, në film do të luajë edhe Trace Ellis Ross, Jillian Bell dhe Nick Oferman.

Foto: Getty Images

Në “Candy Cane Lane”, Murphy luan si Chris, një burrë në një mision për të fituar konkursin vjetor të dekorimit të Krishtlindjeve të lagjes së tij në shtëpi.

Të gjitha lajmet nga Eddie Murphy
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eddie Murphy

Filmi është drejtuar nga Reginald Hudlin dhe u prodhua nga Brian Grazer, të cilët kanë punuar më parë me Eddie në komedinë “Boomerang” të vitit 1992.

Foto: YouTube

Skenari vjen nga Kelly Younger i cili u frymëzua nga përvojat e tij të pushimeve të fëmijërisë në “Candy Cane Lane” në El Segundo, Kaliforni.

Duke folur për filmin, Hudlin theksoi: “Mezi pres që bota të shohë Candy Cane Lane. Kam dashur të bëj një film për Krishtlindje gjatë gjithë jetës sime, por doja të bëja diçka të freskët dhe befasuese. Eddie Murphy dhe ky kast i aktorëve do të sjellin me të vërtetë argëtim dhe do t’ju godasë drejtpërdrejt në ndjenjat e juaja”.

Foto: YouTube

Të tjerë në këtë film të përfshirë janë: Genneya Walton, Amy Johnston, Ken Marino, Jillian Bell, Robin Thede, Tiago Roberts etj. /Telegrafi/

Foto: YouTube

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori