LAJMI I FUNDIT:

Filmi “Bogota Change”, në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë

Filmi “Bogota Change”, në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë

Me 1, 8 hde 15 qershor, nga ora 16:00, në Kinemanë “Jusuf Gervalla” në Pejë shfaqet filmi “Bogota Change” me regji të Andreas Mol Dalsgaardit.

Bogota, kryeqyteti i Kolumbisë, njihej prej kohësh si një nga qytetet më të rrezikshme në botë. Ndryshimi erdhi në 1995, kur Antalas Mockus u zgjodh kryetar i bashkisë me një fitore të madhe. Ai u mësoi qytetarëve të jetojnë së bashku dhe të marrin përgjegjësi. Pastaj Mockus hapi rrugën për pasardhësin e tij, kryebashkiakun tjetër vizionar, Enrique Penalosa, i cili do të transformonte infrastrukturën e qytetit nga viti 1998 e tutje. Pebalosa mbikëqyri krijimin e shtigjeve të biçikletave, parqeve me gjethe, fushave sportive, terreneve sportive, bibliotekave dhe projektin ambicioz të transportit publik “Transmillennium”.


Sot, metamorfoza e Bogotas shihet si një shembull i shkëlqyeshëm i rinovimit njerëzor urban. /Telegrafi/