Fillon turneu “Pavarësia”

Ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. Pos nikoqirit, Kosovës, pjesëmarrës do të jenë edhe Bullgaria dhe Maqedonia.
Për shkak të motit të ligë që po mbretëron në rajon, përfaqësuesja e Malit të Zi ka anuluar pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Takimet zhvillohen sipas këtij orari:
Më 14.02.2012 Kosova - Bullgaria (19:15)
Më 15.02.2012 Bullgaria - Maqedonia (18:00)
Më 16.02.2012 Kosova - Maqedonia (19:15)
Kjo është hera e dytë që FHK organizon turneu “Pavarësia”. Vitin e kaluar fitues i kësaj gare ishte Kosova. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
14/02/2012

















































