LAJMI I FUNDIT:

Fillon ‘Startup Europe Week 2019’

Fillon ‘Startup Europe Week 2019’

Në një ceremoni zyrtare në Innovation Centre Kosovo (ICK), me mbi 100 të pranishëm, është hapur edicioni i tretë i Startup Europe Week, nismë e përkrahur nga Komisioni Evropian dhe e mbështetur në Kosovë nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, European Union Kosovo, Ambasada e Suedisë dhe Ambasada e Norvegjisë.


Startup Europe Week është platformë pan-evropiane e aktiviteteve të koordinuara nga shtete të ndryshme, me qëllim të promovimit të bizneseve start-up, ekosistemeve të ndërmarrësisë si dhe promovimin e investimeve për bizneset e reja.

Në hapje të javës, përveç personelit dhe komunitetit të ICK-së, të pranishëm ishin edhe ministri për Inovacion dhe Ndërmarrësi, Besim Beqaj, përfaqësues të European Fund for Southeast Europe (EFSE), donatorë e partnerë të ndryshëm.

“Rruga jonë drejte BE-së fillon me vizionin tonë evropian, andaj rasti për të organizuar një javë të tillë në Kosovë, përtej një mundësie të mirë për të rinjtë dhe të rejat e Kosovës, është një obligim që të rrisim ofertën karshi bizneseve startup dhe inovatorëve, për të qenë konkurrues”, theksoi Uranik Begu, drejtor ekzekutiv i ICK-së.

Ndër aktivitetet e shumta që do të organizohen gjatë javës janë Kampi i Ndërmarrësve (Founders’ Bootcamp) – programi pesë-ditor edukativ për ndërmarrësit e rinj, ligjërata e Ari Zoldan për trendet e teknologjisë dhe inovacionit, Startup Grind Prishtina me mysafir Agon Gashi (Meridian Express), si dhe gara e ideve të biznesit e njohur si “Startup Answers Prishtina”. Për më shumë informata, vizitoni faqen e ICK në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni  Burimet Njerëzore

Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro

BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kalo në kategori