LAJMI I FUNDIT:

Fillon seanca për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, me 70 vota “pro” miratohet rendi i ditës

Fillon seanca për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, me 70 vota “pro” miratohet rendi i ditës

Kuvendi i RMV-së me 70 vota “për”, 47 “kundër” dhe asnjë “abstenim” miratoi rendin e ditës të seancës së 123-të, e cila ka vetëm një pikë – Propozim për qasje në amendamentin e Kushtetutës, ku parashihet përfshirja e bullgarëve dhe pesë bashkësive tjera etnike në preambulën e Kushtetutës.

Pas miratimit të rendit të ditës, duhet të nisë debati për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, për miratimin e të cilave duhet votuar të paktën 80 deputetë. Është e para nga gjithsej tre fazat e nevojshme për ndryshimin e Kushtetutës.


Kryeministri Dimitar Kovaçevski aktualisht është duke iu drejtuar deputetëve.

Sipas Rregullores së Kuvendit, debati për nevojën e sjelljes së amendamenteve kushtetuese zgjat maksimumi dhjetë ditë pune dhe nëse ndodh kështu duhet të përfundojë më 31 gusht.

Gjatë kontrollit, një deputet mund të flasë disa herë për gjithsej 20 minuta, dhe koordinatori i një grupi parlamentar gjithsej 30 minuta. Përfaqësuesi i propozuesit në kërkim mund të flasë disa herë, por jo më shumë se 30 minuta në total.

Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është kusht që vendi të mbajë seancën e dytë ndërqeveritare dhe të vazhdojë negociatat me Bashkimin Evropian për anëtarësim të plotë në Union./Telegrafi/