LAJMI I FUNDIT:

Lajmërimi i të moshuarve për pensione, MF-ja nis projektin për verifikim nëpër shtëpi për rajonin e Prishtinës

Lajmërimi i të moshuarve për pensione, MF-ja nis projektin për verifikim nëpër shtëpi për rajonin e Prishtinës

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se ka filluar me angazhimin ekipeve mobile për verifimin e pensionistëve mbi moshën 85-vjeçare, nëpër shtëpitë/banesat e tyre në regjionin e Prishtinës, me qëllim që të moshuarit mos të lajmërohen fizikisht në zyrat e pensioneve.

Sipas MF-së, ky shërbim ka filluar të zbatohet fillimisht në regjionin e Prishtinë (Komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Drenasit, Lipjanit, Podujevës, Obiliqit dhe Graçanicës), si pilotprojekt, për të vazhduar më pastaj edhe në regjionet dhe grup moshat më tjera.


“Paraqitja e kërkesës për këtë shërbim bëhet në adresën elektronike pensionet.pr@rks-gov.net dhe është e kufizuar vetëm pensionistët që: a) janë në apo mbi moshën 85 vjeçare (85+); b) janë pensionistë të regjionit të Prishtinës; dhe c) kërkesa është paraqitur së paku 7 (shtatë) ditë para datës kur pensionisti duhet të lajmërohet fizikisht pranë zyrave të Departamentit të Pensioneve”, thekson MF-ja.

Kërkesa mund të paraqitet individualisht nga pensionisti apo nga çdo preson tjetër që e bën në emër të pensionistit dhe se kërkesat e tilla janë vlefshme vetëm nëse konfirmohet pranimi i shkresë elektronike, përndryshe kërkesa duhet të përsëritet.

“Në kërkesë pensionistët duhet të paraqesin të dhënat si në vijim: a) emri dhe mbiemri i pensionistit; b) numri personal i pensionistit; c) numri i telefonit të pensionistit (nëse ka – preferohet numër i mobilit); d) numri i telefonit të një personi të afërt të pensionistit; dhe e) adresa e banimit të pensionistit dhe përshkrimi shtesë lidhur me adresën”, vazhdon njoftimi.

Pensionistit do t’i konfirmohet që kërkesa është pranuar dhe pas verifikimit të të dhënave sipas kritereve të përcaktuara më lartë do të njoftohet për realizimin e vizitës përafërsisht 24 orë më herët, përfshirë këtu edhe ditët e vikendit.

Në fund, aty thuhet se pensionistët të cilëve nuk ju aprovohet kërkesa për shkak të mos plotësimit të kritereve, duhet të vazhdojnë të paraqiten për lajmërim te zyrat e pensioneve.

Ndryshe, çdo pensionist e ka obligim ligjor për t’u lajmëruar brenda 6 muajve pranë zyrave rajonale të pensioneve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori