NO RECESS është platforma më e re e muzikës në Prishtinë, Kosovë, e lansuar spontanisht por me qëllim që të zhvillohet në projekt të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

no recess 1


Prej 15 - 21 maj në HAMAM Bar Prishtina organizohet NO RECESS Live Music Festival, eveniment 7-ditor i cili do t'i sjellë para publikut shtatë performanca live (nga një për çdo mbrëmje të festivalit) të artistëve alternativ muzikor ndërkombëtarë dhe vendorë:

DESERT MOUNTAIN TRIBE (UK/GER) / 15 MAJ

NO RECESS Festival hapet me DESERT MOUNTAIN TRIBE, njërin ndër bendet më eksplozive të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, të cilët janë në tour evropiane duke promovuar albumin e tyre të parë Either That Or The Moon.
"Coming Down": https://www.youtube.com/watch?v=U-3aSIbcMck
"Take A Ride": https://www.youtube.com/watch?v=502T5Ldsd0s
Event Info: https://www.facebook.com/events/387495018300625/

MY BABY (NL) / 16 MAJ

NO RECESS prezenton koncertin e trios psikodelike dhe shamanike nga Amsterdami MY BABY, tingujt blluz dhe funk të të cilëve kanë pushtuar botën.
"Love Dance": https://youtu.be/YShSiCSjv94
"Seeing Red" (Live): https://youtu.be/_OP_pXIQ1_w
Event Info: https://www.facebook.com/events/460171937707625/

RiB (MK) / 17 MAJ

NO RECESS ju prezenton RiB, surf rock trio nga Shkupi, të cilët sapo lansuan albumin e tyre të dytë "Bliss".
"Tinder" - https://www.youtube.com/watch?v=-5n7EXTpL6E
Event Info: https://www.facebook.com/events/674929089383059/

BLEDI BORAKU (ALB) & DRITËRO NIKQI (KS) / 18 MAJ

Bledi Boraku dhe Dritëro Nikqi, bashkëpunëtorë të shpeshtë muzikor nga Tirana dhe Prishtina, vijnë në NO RECESS me një duo performancë speciale, vetëm një muaj pas lansimit të albumit fenomenal të Borakut "Tha", të miksuar dhe prodhuar nga Nikqi.
Eyeblog, Bledi Boraku - https://www.youtube.com/watch?v=dd_qKcWnYNU
Event Info: https://www.facebook.com/events/425709057791001/

STRAY DOGG (SRB) / 19 MAJ

'Indie rock bend melankolik' i vetpërshkruar nga Beogradi, Serbi.
"Time" (feat. Devendra Banhart) - https://www.youtube.com/watch?v=MCMG_nXJivs
"Come Along Wind" - https://www.youtube.com/watch?v=ioh8uDkiMEY
Event Info: https://www.facebook.com/events/1838106943120124/

TRANSFORMER (UK) / 20 MAJ

TRANSFORMER u krijua në 2005 dhe fitoi reputacion për shfaqje fenomenale skenike, të kombinuara me dance tinguj dhe energji të pashterrshme. Gjatë viteve të fundit kanë performuar me artistë dhe DJ si Peaches, Erol Alkan, Hot Chip, Friendly Fires, Foals, Cut Copy, Andrew Wetheral, Shit Robot, !!! dhe Holy Fuck në klube, salla dhe festivale në Angli dhe Evropë.
"Cinema Car": https://www.youtube.com/watch?v=JLuuLEsankw
"GVNMNT": https://www.youtube.com/watch?v=yj1YbbzqzzQ
Event Info: https://www.facebook.com/events/1322821187798053/

TETRIS (KS) / 21 MAJ

Grup i artistëve të bazuar në Prishtinë, që krijojnë audio ambiente mbi fraza hipnotike të sintave të shumtë dhe basit të thellë. Line-up që ndryshon tërë kohës nuk heziton të manipuloj analogisht gitaret e zhurmshme, piano klasike dhe ritme monotone, duke shtuar ngjyrë performancave të tyre të paparashikueshme dhe (shpesh) eksplozive.
Line-up momental i TETRIS: Vigan Nimani - tastierë, Burim Gora - gitarë, Edmond Krasniqi - gitarë dhe Bujar Sylejmani - bas.
Soundcloud: https://soundcloud.com/zjtlnj3nhxe9
Event Info: https://www.facebook.com/events/214187102401996/

Vizitoni këtë faqe kohë pas kohe dhe ndani atë me miqtë tuaj, duke qenë se do të përditësohet shpesh me informata të reja lidhur me artistët që do të performojnë dhe detajet tjera rreth koncerteve.

NO RECESS! We're in high school again!

FESTIVAL INFO:
norecessfest@gmail.com
fb.com/norecessfest

HAMAM INFO:
+377 44 222 289
hamampr@gmail.com
fb.com/hamambarprishtina