LAJMI I FUNDIT:

Fillon mbjellja e drunjëve dekorativ në Rahovec

Fillon mbjellja e drunjëve dekorativ në Rahovec

Komuna e Rahovecit përveç projekteve të shumta të cilat janë në interes për qytetarët e saj ka filluar projektin për mbjelljen e drunjëve dekorativ, ku janë të paraparë të mbillen 235 drunjë.

Punime për mbjelljen e drunjëve dekorativ kanë filluar në qytetin e Rahovecit.


Sipas një komunikate të Komunës së Rahovecit, për fillimin e këtij projekti, Fehmi Hoxha, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit ka thënë se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me krijimin e hapësirave gjelbëruese në tërë territorin e komunës së Rahovecit. /Telegrafi/