LAJMI I FUNDIT:

Fillon fushata për promovimin e produkteve vendore

Fillon fushata për promovimin e produkteve vendore

Aleanca Kosovare e Bizneseve, bëri hapjen e fushatës “Javët e Biznesit Kosovar 2018” traditë 16 vjeçare me moton “Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju?”, që mision ka rritjen e vetëdijes konsumuese me prodhime vendëse.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se qëllimi i “Javët e Biznesit Kosovar 2018”, është që sa më shumë të konsumohen prodhimet vendëse. E gjithë kjo bëhet për zhvillimin ekonomik të vendit.


“Nuk është lehtë të udhëtosh mijëra kilometra që t‘i promovosh prodhimet e vendit. Serbia vetëm ekonomikisht e di mirë gjuhën e humbjes. Prodhuesit serbë po protestojnë në heshtje dhe se humbjet e tyre janë shumë të mëdha, pas taksës së marr nga Kosova”, tha Shahini.

Kreu i AKB-së, tha se në Kosovë mbetet një konkurrencë e padrejtë, ndërsa ashpërsia e saj vjen nga vendet e CEFTA-së. Serbia ishte e ashpër në Kosovë dhe gjithashtu shumë prezente me prodhimet e saj, e prodhuesit vendës nuk kanë mundur ta përballojnë këtë.

“Tash prodhuesit e vendit duhet të prodhojnë më shumë, por duhet të kenë kujdes edhe me çimimet. Kërkoj nga ata që mos ta shfrytëzojnë këtë moment për të keqen e konsumatorit dhe të mirën e vendit. Duhet të sakrifikojmë diçka nga vetja për të përfituar më shumë për shtetin”, tha ai.

Shahini tha se kjo taksë tenton ta detyron Serbinë për 12 pikat e prezantuara në Bruksel që t’i zbatoj.

“Tregtarët e vendit i ftoj të i hapin dyert edhe më shumë për prodhim vendi. Kjo fushatë një mujore e ka këtë qëllim që të vetëdijësohemi, sepse nuk ka prodhime tona që gjenden në tregjet e Serbisë. Neve na ka munguar ky nacionalizëm ekonomik. Njëherë e përgjithmonë të vetëdijësohemi për konsumimin e prodhimeve vendëse”, tha kryetari i AKB-sëm, Shahini. /Telegrafi/