Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën Franceze dhe Zyrën regjionale të Thesarit Francez, sot ka mbajtur takimin e parë të Komitetit Drejtues për realizimin e Projektit të ujërave të zeza në Prishtinë, Obiliq dhe Fushë Kosovë. Ky takim, shënon fillimin e proceseve për realizimin e projektit në fjalë.
Në këtë takim morën pjesë ministri i Financave Avdullah Hoti, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, ambasadori i Francës në Prishtinë Didier Chabert, udhëheqësi i Zyrës Regjionale të Thesarit Francez Jean-Marie Demange, kryetari i Komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha, nënkryetari i Komunës së Obiliqit Nysret Kelmendi, kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” Ilir Abdullahu, si dhe zyrtarë tjerë të delegacionit të Republikës së Francës dhe Republikës së Kosovës.
Projekti i ujërave të zeza në Prishtinë, Obiliq dhe Fushë Kosovë është i një rëndësie të veçantë për qytetarët e komunave respektive dhe përgjithësisht ambientin në nivel të Kosovës. Përveç avancimit të rrjetit ekzistues të ujërave të zeza, do të ndërtohet edhe një fabrikë bashkëkohore për trajtimin e këtyre ujërave. Në këtë fabrikë do të trajtohen ujërat e zeza sipas standardeve më të larta ndërkombëtare dhe pastaj uji i trajtuar do të zbrazet në lumenj.
Ky projekt vlerësohet se do të arrijë një investim në vlerë rreth 86 milionë euro. Nga kjo shumë, 66 milionë euro do të huazohen me kushte shumë të volitshme nga Qeveria e Republikës së Francës, kurse pjesa e mbetur do të jetë kontribut i Qeverisë së Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Nuk është e rastësishme që keni parë më shumë makina Volvo në trafik
Birra jonë, loja jonë! EURO2024!
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona