LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Rezistenca ndaj antibiotikëve ndër kërcënimet më të mëdha ndaj shëndetit

Filipçe: Rezistenca ndaj antibiotikëve ndër kërcënimet më të mëdha ndaj shëndetit

Në panel diskutimi, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se “rezistenca ndaj antibiotikëve është një nga tri kërcënimet më të mëdha për shëndetin tonë dhe është koha kur ne duhet të ngritim vetëdijen për këtë problem shëndetësor-publik”.

Siç kumtojnë nga Ministria e Shëndetësisë, FIlipçe tregoi se për shkak të përdorimit të pakontrolluar të antibiotikëve dhe për shkak mënyrës jo të rregullt të aplikimit, shumë bakterie  janë rezistente ndaj antibiotikëve të cilët në këtë moment ekzistojnë nëpër botë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Një pjesë e madhe e industrisë farmaceutike është e drejtuar drejt shpikjes së barnave të reja, por për fat të keq, ato nuk janë antibiotikë. Shpiken barna të reja për sëmundje kronike, barna inovative për sëmundje të rralla të ndryshme, ndërsa për fat të keq trendi për zbulimin e antibiotikëve të reja ka ndaluar tashmë 20 vite. Tash kjo është problem më i madh duke pasur parasysh se shumë antibiotikë mund të blihen pa recetë, njerëzit i konsumojnë në mënyrë jo të rregullt, të pakontrolluar, ndërsa kjo nxit rezistencë. Në Republikën e Maqedonisë ka kapacitet të madh të investohet në hulumtime klinike dhe për këtë bisedojmë me përfaqësues të disa kompanive të mëdha”, ka theksuar Filipçe mes tjerash.

Ministria ka cekur se Maqedonia i ndjek rekomandimet e Organizatës Botërore Shëndetësore në luftën kundër rezistencës anti-mikrobe dhe se ndërmerr masa për krijimin e vetëdijes përmes ligjëratave, organizimin e konferencave shkencore dhe krijimin e fushatës publike për trajnimin e popullit për përdorimin e antibiotikëve në mënyrë të arsyeshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori