LAJMI I FUNDIT:

Filipçe paralajmëroi rindërtim të spitalit “Shën Erazmo” në Ohër

Filipçe paralajmëroi rindërtim të spitalit “Shën Erazmo” në Ohër

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot realizoi takim pune me udhëheqësinë e institucioneve shëndetësore në Ohër. Qëllimi i vizitës është të njoftohet me punën e institucioneve shëndetësore, përmes bisedës me ekipet menaxhuese për problemet në punë dhe mënyrat për tejkalimin e tyre.

Në spitalin “Shën Erazmo” biseduam për rrjedhën e rindërtimit të objektit, si do të vazhdojnë aktivitetet ndërtimore, si dhe për nevojën e këtij institucioni për kuadër adekuat, edukim, rritje të cilësisë së shërbimeve që ofrohen dhe vendosjen e shërbimeve të reja”, tha Filipçe.


Ai paralajmëroi se punimet ndërtimore do të vazhdojnë, si dhe për gjetjen e mënyrës më efikase të kryerjes sv tyre pa pengesa për vazhdimin e punës së këtij institucioni./Telegrafi/