LAJMI I FUNDIT:

Figurat e larta ndërkombëtare, shënjestër e reperëve shqiptarë për këngët e tyre (Video)

Figurat e larta ndërkombëtare, shënjestër e reperëve shqiptarë për këngët e tyre (Video)

Duket se muzika hip-hop dalë nga dalë po kthehet ndër rrymat më të preferuara në Kosovë, dhe atë jo vetëm nga mosha e rinisë.

Të gjithë e dimë tashmë që repi shqiptar bën tendencë në të ashtuquajturën “modë muzikore”, duke sjell çdo herë risi në këngët hip-hop që publikojnë reperët tanë.


Edhe 2016-ta ishte një vit i mbushur me muzikë, gjersa këtë vit debutuan në skenë edhe shumë reperë të rinj dhe të talentuar, të cilët kanë krijuar imazhin e tyre.

Megjithatë nga këngët e publikuara nga reperët, nëse fokusohemi tek titulli, mund të vërejmë që rrallë herë është i drejtpërdrejtë.

Shpesh herë ata preferojnë që në këngët e tyre të inkuadrojnë figura të larta ndërkombëtare, gjersa nuk hezitojnë as t’i fokusojnë në titull.

“Messi”, “Maradona”, “Donald Trump”, “Berlusconi” janë disa nga emrat eminentë në fusha të ndryshme nëpër botë, mirëpo tek të rinjtë shqiptarë, figura të tilla i kanë dëgjuar së fundmi edhe në këngët e disa prej reperëve.

Në vazhdim Telegrafi ju sjell një hulumtim ekskluziv, duke treguar domethënien e se cilës prej këtyre këngëve, të cilat po synojnë aq shumë që të bien në sy me tituj të figurave të larta ndërkombëtare.

“Messi”

Red Box Entertainment të përbërë nga Ledri Vula, Gjiko, Lumi B dhe  Skerdi sollën këtë vit këngën “Messi”, e cila nga titulli mund të na dërgojë menjëherë tek lojtari i famshëm argjentinas, por në fakt kënga nuk ka të bëjë asgjë me të. “Messi” është një remiks i reperit të famshëm Deppy, gjersa e vetmja frazë ku mund ta ndeshim Messin në këtë këngë janë vargjet: “Ta bëj lojën më mirë se Messi”.

“Maradona”

Një diss apo vazhdimësi e këngës “Messi” mund të quhet “Maradona” e reperëve Skivi dhe Cozman, të cilët në këngë këndojnë vargjet: “Shumë i vjetër për ty Mesi, Maradona”, gjë që sërish nuk na dërgon tek ndonjë ndërlidhje e këngës me titullin, e që në fakt është emri i futbollistit të njohur.

“Donald Trump”

Jo vetëm figurat e larta në futboll janë të shumëdëshiruar nga reperët për të krijuar këngë nën emrin e tyre. Edhe reperi Mozzik para pak kohe solli këngën “Donald Trump”, e cila nga emri mund të kuptohet që ka të bëjë me presidentin e famshëm amerikan, por brenda saj nuk ka në fakt asgjë. Kënga flet për ‘pasurinë’ e Mozzik të cilën e krahason me atë të presidentit, por që në fakt vargjet e vetme që dëgjojmë janë “Xiki Donald Trump”. E në të vërtetë po ta dinte Trumpi se reperi shqiptar ka përdorur në këtë lloj mënyre emrin e tij në këngë, atëherë Mozziku vështirë se do të mund ta shkelte më Amerikën, të paktën për këto katër vite.

“Berlusconi”

Edhe “Berlusconi” ishte në shenjë këtë vit. Reperi Getoar Selimi publikoi së fundmi këngën e tij pikërisht me këtë emër, i cili në pamje të parë të bën të mendosh se kënga i kushtohet tërësisht ish-kryeministrit italian. Megjithatë Geti e ka përdour figurën e lartpërmendur vetëm për të thurur  vargjet: “Thujëm babë, thujëm boss, thujëm Berlusconi”.

Këta tituj mund të themi lirisht se i kanë dhënë një kahje tjetër repit shqiptar. Emrat eminentë në fjalë as që nuk e dijnë nëse në Kosovë ekziston muzika hip-hop, por sido që të jetë emri i tyre kushton shumë, përderisa ‘shitet’ mirë në këngët e artistëve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori