FIFA refuzon përfundimisht Barcelonën

Përfundimisht FIFA e ka njoftuar Federatën e Futbollit të Spanjës (RFEF) se mesfushori Arda Turan, nuk do të mund të regjistrohet nga klubi katalanas deri në afatin e janarit.
“FIFA na ka bërë të ditur se i kanë njoftuar Federatën e Futbollit të Spanjës (RFEF) se është e pamundur që Turan të regjistrohet. Ai nuk do të mund të luaj deri në janarin e vitit 2016”, shkruhet në letrën që FIFA i ka dërguar spanjollëve.
Barcelona kishte kërkuar që ta regjistroj Arda Turanin, pasi Rafinha ishte lënduar në një ndeshje të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/09/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate













































