LAJMI I FUNDIT:

FIFA kërkon nga UEFA vendosjen e VAR-it në Ligën e Kampionëve, Infantino: Duhet të respektohen milionat e investuara nga klubet

FIFA kërkon nga UEFA vendosjen e VAR-it në Ligën e Kampionëve, Infantino: Duhet të respektohen milionat e investuara nga klubet

Pas penalltisë së akorduar për Realin, në takimin e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, u rihap edhe njëherë debati mbi instalimin e VAR-it në garat evropiane.

Vetë UEFA ka mbajtur një qëndrim zyrtar, duke thënë se nuk është ende gati për të aplikuar VAR-in në ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.


Organizmi evropian i futbollit ka kërkuar kohë para se të vendosë aplikimin, pasi dëshiron të bindet mbi sigurinë dhe efikasitetin e sistemit.

Infantino: Në Botëror do të ketë VAR
Lexo po ashtu Infantino: Në Botëror do të ketë VAR

Gjithsesi, edhe FIFA sot (e enjte) ka kërkuar zyrtarisht nga UEFA, që të instalojë teknologjinë në ndihmë të gjyqtarëve, në ndeshjet evropiane, përcjell SS.

VAR-i pritet të zyrtarizohet në të gjitha garat e futbollit së shpejti

Vetë presidenti Infantino nuk ka preferuar të mbajë qëndrim në lidhje me faktin nëse ishte apo jo 11-metërshi për Realin e Madridit, por tha se VAR-i duhet në respekt të milionave që investohen në këtë sport.

“Mendoj se UEFA duhet të fillojë punën për instalimin e teknologjisë në ndeshjet ku është vetë organizatore”.

Revulucion në futboll, FIFA kërkon heqjen e afatit kalimtar të dimrit
Lexo po ashtu Revulucion në futboll, FIFA kërkon heqjen e afatit kalimtar të dimrit

“Sigurisht që ne kemi besim te gjyqtarët në fushën e lojës, por teknologjia do të ndihmonte në shmangien e gabimeve njerëzore”.

“Minimalisht, teknologjia do të shuante të gjitha dilemat apo brengat e klubeve, pasi do të ndërhynte në kohë. Duhet të respektohen milionat që investohen nga shumë klube”, ka thënë Infantino.

Në trend Sport

Më shumë
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

La Liga
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga
Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Premier League
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori