FHK: Shqipëria na ka ndihmuar shumë në hendboll

Kreu i Federatës Shqiptare të Hendbollit, Myrteza Myftari, nuk ishte fare në këtë takim duke ngjallur debat të madh për mospjesëmarrjen në këtë votim duke e konsideruar mos prezencën e tyre në këtë kongres kishin lënë në balt FHK-në. Por sekretari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, thotë se Federata e Hendbollit Shqiptar, gjithmonë ka qenë dorë e djathtë e FHK-së.
“Ata kanë qenë gjithmonë dorë e djathtë e jona dhe na kanë ndihmuar gjithmonë gjatë gjithë kohës. Madje në Kongresin e kaluar të mbajtur në Katar, Federata e Shqipërisë, ishte iniciatorë që të hyjmë në rend të ditës. Ata kanë lobuar shumë dhe kanë qenë gjithmonë afër nesh”, u shpreh Gjinovci. Ndryshe për mos prezencës e Federatës së Hendbollit të Shqipërisë, Gjinovci, thotë se nuk i din ende arsyet. “Nuk i dimë ende arsyet e mos prezencës së tyre në Dublin. Por unë mund të them se në rrugëtimin tonë të gjatë ata gjithmonë kanë qëndruar afër nesh”, përfundoi Gjinovci. /Arena/Telegrafi/






















































