LAJMI I FUNDIT:

FFK merr vendim për ndeshjen Trepça –Besa, hetohen tre lojtarë të kësaj ndeshje

FFK merr vendim për ndeshjen Trepça –Besa, hetohen tre lojtarë të kësaj ndeshje

Ndeshja e shumëpërfolur mes Besës dhe Trepçës e mbyllur me rezultat 3-1 në favor të mitrovicasve është duke u hetuar.

Ndeshjet e zhvilluara të javës së shkuar janë regjistruar me rezultatet e arritur në fushë, ndërsa për ndeshjen në fjalë janë duke u hetuar tre lojtarë.


Më poshtë mund t’i lexoni vendimet e marra dhe procedurat nga Komisioni i garave. /Telegrafi/

Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 04.04.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës, java e 23-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj, bazuar në disozitat e nenit 56 të Propozicioneve të Garave, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

VENDIM

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 23-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, përveç ndeshjeve Feronikeli – Drenica dhe Besa -Trepça, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për rastet e izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për inicim të procedurës tek Komisioni Disiplinor

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

3.Ndaj portierit të KF Besa, Arben Beqiri me nr lic12 dhe nr lib 1-1647 – motivi-për mos angazhim dhe sjellje inerte gjatë lojës e sidomos gjatë shënimeve të golave sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes dhe nenit 89 paragrafi 1 pika 6 e rregullores disiplinore incizimeve TV pezullohet deri në vendimin e Komisionit Disiplinor

4.Ndaj lojtarit të KF Besa, Fatmir Rexha me nr lic16 dhe nr lib 871-Per – motivi – mos angazhim dhe sjellje inerte gjatë lojës e sidomos gjatë shënimeve të golave sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes dhe nenit 89 paragrafi 1 pika 6 e rregullores disiplinore incizimeve TV pezullohen deri në vendimin e Komisionit Disiplinor.

5.Ndaj lojtarit të KF Besa, Vildan Gutic me nr lic 20 dhe nr lib 702-Pe – motivi – mos angazhim dhe sjellje inerte në ndeshjen Besa –Trepça e në veçanti te goli i 3-të (sipas raportit dhe nenit 89 paragrafi 1 pika 6 e Rregullores disiplinore dhe incizimeve Tv).

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori