FFK-ja vazhdon edukimin e trajnerëve

FFK-ja njoftoi të enjten, se përparësi për t'u regjistruar për vijimin e këtij seminari kanë kandidatët që propozohen nga klubet e futbollit që garojnë në Ligën e parë të Kosovës, transmeton Koha.net. FFK-ja ka treguar edhe kriteret që duhet të plotësojnë trajnerët për t'u regjistruar për vijimin e seminarit.
Kërkesa duhet të bëhet me shkrim, duhet dy fotografi, certifikata e lindjes, vërtetimi nga mjeku mbi gjendjen shëndetësore, dëshmia që nuk ka qenë i dënuar për vepër penale, përfundimi i së paku shkollës së mesme, dëshmi për së paku pesë vjet përvojë pune në futboll, lojtar apo trajner dhe mosha minimale të jetë 25-vjeçare.
"Kostoja e pagesës për vijimin e seminarit është 390 euro", njofton FFK-ja.

Nga
Telegrafi
05/06/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































